Ndërron jetë gazetari Gani Ajeti
Bota e sportit ka humbur një person që i ka dhënë shumë, gazetarin Gani Ajeti.

Ajeti, një nga komentatorët më të njohur në vend ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Ai pas një përvoje të gjatë si gazetar sportiv, kishte botuar edhe librin Besa-Besë për Prishtinën, që i dedikohej periudhës së lavdishme të KF Prishtina, si dhe librin ‘Liria dhe Futbolli’ për KF Prishtina (1991-2000).

Gani Ajeti do të mbahet mend gjatë për kontributin e shquar në botën e sportit dhe zhvillimin e gazetarisë sportive në Kosovë./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori