Ndërron jetë legjenda e sportit të Kosovës
Sporti i Kosovës është në zi, pasi sot ndërroi jetë legjenda e sportit, Skënder Sahiti.

Sahiti ka qenë prej portierëve më të mirë që ka pasur hendbolli i Kosovës. Ai në moshën 63-vjeçare ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Një emër i madh i hendbollit i cili me vite të tëra ka qenë portier i dëshmuar i Borcit në vitet e 70-ta dhe të 80-ta! Ai ka qenë pjesë e Borcit edhe në finalen e Kupës së Marshall Titos (ish Jugosllavisë).

Portier i dëshmuar dhe në fillim të viteve të 90-ta edhe në klubin e hendbollit Prishtina, pastaj shkoi në Itali dhe ku nisi edhe kursin e trajnerit.

Pas luftës rikthehet në Kosovë dhe një periudhë angazhohet edhe kryetrajner i klubit të hendbollit Kastrioti (meshkujt - ish Borci), një kohë edhe në KH Kosova e Vushtrrisë dhe e ndihmoi edhe Istogun femrat.

Përvoja e tij si portier dhe puna si trajner, u bartën të brezi i ri. Puna e tij dha frytet e tija, sidomos te KH Kastrioti. Ishte i dashur për të gjithë, një emër i respektuar dhe që shumë nga trajnerët merrni këshilla nga ai. Sahiti e drejtoi një periudhë Kastriotin edhe në garat evropiane. Synimi i tij ishte që ekipin ta shihte sikurse në vitet e 80-ta kur shkëlqenin në ligën ish jugosllave.

Ai ka qenë një ambasador i hendbollit dhe në një gjeneratë më asat e këtij sportit, me të ndjerin Tahir Sojevën, pastaj Sefedin Reçicën, Besim e Bujar Qerimin, Alfred Llazarin, të ndjerin Basri Tupellën, Hasan Bajramin, Misret Maliqi, Aziz Makiqin, Muhamet Kilajn, etj.
Shtuar më 21/01/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori