Në Ligën e Kombeve merr pjesë dhe Kosova, zbuloni me kë do të përballen
Pëlqej
UEFA ka zyrtarizuar formatin përfundimtar të LigësKombeve. Përsa i takon Kosovës, ecuria larg pritshmërive ka bërë që përfaqësuesja më e re në botë në kualifikueset e Botërorit, ku morrën vetëm një pikë, është shoqëruar me pozicionimin në vazon e fundit të Divizionit D. Kosova lë mbrapa vetëm San Marinon dhe Gjibraltarin, ndërsa kundërshtarët më të rrezikshëm me të cilët mund të përballet do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia në vazon e parë dhe Armeni e Letonia në vazon e dytë.

Përsa i takon ekipeve më të mëdha europiane, në Divizionin A të LigësKombeve, 12 skuadra janë ndarë në tre vazo, ku Gjermania, Portugalia, Belgjika dhe Spanja janë koka-serie. Italia pozicionohet në vazon e dytë përkrah Francës, Anglisë dhe Zvicrës, ndërsa befasia e momenteve të fundit ishte ngjitja e Holandës, që i rrëmbeu vendin Uellsit në vazon e tretë të divizionit elitar, raporton SuperSport. Spektakli do të jetë i garantuar me përballje të mëdha në katër grupe me nga tre skuadra, ndërsa fitueset e secilit grup do të luajnë për të fituar trofeun e LigësKombeve me finalen që do të zhvillohet në Qershor të vitit 2019.

Mjaft interesant do të jetë edhe Divizioni B, në të cilin luajnë skuadra me peshë si Austria, Uellsi, Suedia apo Ukraina, Bosnja, Danimarka e Turqia. Edhe në Divizionet A dhe B, fitueset e grupeve që nuk do të arrijnë të sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 do të kenë shansin të sigurojnë një vend në fazën finale të turneut.
Shtuar më 11/10/2017, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori