"Nëse fitojmë ndaj Anglisë, për Kosovën do të flasin edhe në Korenë e Veriut"
Trajneri i njohur kosovar, Arsim Prepolli beson se në rast se Kosova shënon fitore ndaj Anglisë, atëherë e gjithë bota do të flasin për Kosovën.

"Në rast se kombëtarja e Kosovës do të fitojë sonte ndaj Anglisë, atëherë besojë që në të gjithë botën do të flasin për neve edhe në Korenë e Veriut do të flasin për "Dardanët", tha Prepolli për RTK.

Kombëtarja e Kosovës sonte do të luajë ndaj Anglisë në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për "Euro 2020" nga ora 20:45.
Shtuar më 10/09/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori