Një tjetër futbollist shqiptar te Fenerbahçe, Vedat Muriqit i bashkohet ylli i Kosovës te gjiganti turk
Stafi teknik i Fenerbahçes ndoqi ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi ku "Dardanët" triumfuan me rezultat 2:0, derisa në fokusin kryesor ishte Florent Hadërgjonaj, futbollisti i Huddersfield.

Fenerbahçe tashmë ka nisur punën që ta ndërtojë skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Siç raporton “Hurriyet”, gjiganti turk ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës Florent Hadërgjonaj.

Fenerbahçe e cila ka në përbërje sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi, i ka bërë përshtypje edhe paraqitja e mirë e Hadërgjonajt ndaj Malit të Zi.

Për shkak se Isla dhe Dirar priten të largohen nga Fenerbahçe, krahu i djathtë te Fenerbahçe mund të mbulohet mjaft mirë nga "tigri" deçanas Florent Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj ndaj Malit të Zi ka luajtur në krahun e djathtë të mesfushës dhe jo në mbrojtje-pozicionin e tij natyral-poreksperimenti i trajnerit Bernard Challandes rezultoi të jetë i qëlluar.




/Zëri.info/

Shtuar më 19/10/2019, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori