Një tjetër titullar do ti mungojë Kosovës për dy ndeshjet eleminatore
Kosova me 7 qershor luan kundër Malit të Zi në Podgoricë dhe tri ditë më vonë udhëton në Sofje për tu ndeshur me Bullgarinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka pasur probleme në mesfushë për shkak të lëndimeve, por tash i shtohet edhe një mungesë e madhe.

Indeksonline mëson se Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm të luaj në dy ndeshjet e qershorit.

Mbrojtësi nga Prishtina ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit për Dinamo Zagreb dhe nuk do të mund të rikuperohet për Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Rrahmani ka qenë njëri nga futbollistët më të aktivizuar te Kosova duke qenë i pa konkurrent në pozitën e tij.

Vendin e tij në qendër të mbrojtjes pritet ta zë Mirlind Kryeziu.
Shtuar më 29/05/2019, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori