Nora Gjakova nderon Kosovën me medalje në Kinë
Xhudistja nga Kosova Nora Gjakova i ka sjellë një sukses tjetër Kosovës në sportin e xhudos, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke shkuar deri në finale në Masterin që po mbahet në Goungzhou të Kinës.

Nora Gjakova nuk arriti ta mposhtë japonezen Tsukasa Yoshida në finale, kategoria -57 kg, pasi u mposht 1-0.

Para Gjakovës Distria Krasniqi i siguroi Kosovës medalje të artë, kurse Akil Gjakova nuk arrit të fitojë medalje për shkak se u eliminua më herët.
Shtuar më 15/12/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori