Pas triumfit të madh, reagon Robin Krasniqi: Jemi kampionë të botës

Haxhi Robin Krasniqi ka reaguar së fundmi pas titullit të fituar.

Robin Krasniqi ka arritur që me sukses të mposht Dominic Bosel për të marrë titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të mesme, në IBO dhe WBA.

Pas këtij suksesi të madh, Krasniqi ka falendëruar të gjithë stafin e tij dhe ata që e kanë përkrahur në këtë kohë të gjatë, pasi sipas tij, pa ta do të ishte i pamundur triumfi.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell reagimin e Krasniqit.

“JEMI KAMPIONË BOTE!

Pas 15 viteve punë të fortë, unë kam arritur synimin tim dhe kam përmbushur ëndrrën e fëmijërisë. Jam kampion bote në boksin profesional dhe jam krenar për këtë!

Unë nuk do të arrija kurrë këtë sukses i vetëm, do të doja të falendëroja gjithë shoqëruesit e mi, sidomos familjen, trajnerët (Magomed Schaburow, Sepp Maurer dhe Mirdi Limani) të cilët e bën të mundur këtë për mua. Menaxherin tim Luan Dreshaj i cili ka qenë prapa meje për 15 vite dhe gjithmonë besoi në mua. Promotorin tim Ulf Steinforth, i cili ishte pas meje për 10 vite dhe më siguroi duele të çmendura, në të gjitha kanalet televizieve, më siguroi të gjitha platformat. Faleminderit sponsorëve, faleminderit shoqërisë që vinin nga gjithë bota në vuajtjet e mia, dhe së fundmi por jo më pak, faleminderit tifozëve.

Sigurisht, falenderoj Dominic Bosel për mundësinë për luftën për kampion bote. U informova menjëherë pas ndeshjes për gjendjen e tij shëndetësore dhe jam shumë i lumtur që ai është mirë, sepse shëndeti është gjëja më e rëndësishme.

Dominic do të kthehet përsëri, jam i bindur dhe i dëshiroj atij shumë sukses”, ka shkruar Haxhi Krasniqi në ‘Facebook’.

Krasniqi luftonte edhe dy herë më parë për këtë titull por dështonte në të dy rastet. Gjatë kësaj jave, ai me sukses mposhti gjermanin për të siguruar titujt e kampionit të botës.
Shtuar më 12/10/2020, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori