Pasioni kuqezi, gjigantja italiane thur lavde për Shkëndijën
Italiania "Gazzetta dello Sport" i ka kushtuar një artikull të veçantë skuadrës së Shkëndijës së Tetovës pak orë para ndeshjes, përcjell Albeu.com.

Me titullin: "Shkëndija, paratë nga Zvicra, zemrat kuqezi, ashtu si edhe falenat", "Gazzetta" shkruan se skuadra do të mbështetët nga mijëra tifozë që do të jenë në Milano, ku një pjesë e mirë do të vijnë me 20 autobusë nga Tetova.

"Gazzetta" shkruan gjithashtu se Shkëndija ka përdorur bluzat e Milanit në fillim të viteve '90, ndërsa thekson se për të janë hedhur mjaft para nga presidenti Lazim Destani.

"Ata kanë një pasion për ngjyrat kuqezi, është një pasion kombëtar"., - shkruan "Gazzetta", përcjell Albeu.com. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2017, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori