Përfundon pjesa e parë ndeshjes Prishtina-Drenica, vendasit në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Drenica, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

“Bardhëkaltërit” janë në epërsinë e dy golave me plotë meritë, pasi që nga fillimi i ndeshjes janë treguar më të rrezikshëm.

Shifrat i zhbllokoi Ahmet Januzi në minutën e 29-të, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Otto John, ndërsa i njëjti në minutën e 43-të dyfishoi rezultatin.

Vlen të theksohet se tifozët e Prishtinës, “Plisat” janë duke e përkrahur skuadrën nga jashtë stadiumi.
Shtuar më 02/06/2020, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori