Përmbysje spektakolare, Ballkani mposht Prishtinën
Ka përfunduar pa fitues kryendeshja e xhiros së nëntë mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Në Therandë ndodhi një përmbysje spektakolare nga vendasit, të cilët realizuan fitore 2:1.

Kryeqytetasit dolën të parët në epërsi përmes golit nga Otto John (34′).

Prishtina lëshoi epërsinë në fundin e ndeshjes, kur Mevlan Zeka (88′) barazoi rezultatin.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte me barazim, ishte sërish Zeka (90+6′) që doli në skenë për t’i siguruar tri pikë të arta Ballkanit.

Ballkani mbetet në vendin e parë me 22 pikë, kurse bardhekaltërit me 11 pikë renditen në pozitën e katërt.
Shtuar më 28/10/2020, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori