Përmes tatuazheve shoqëria kujton Florijana Ismailin
Futbollistja shqiptare Florijana Ismaili u gjet e vdekur të martën, pas kërkimit 4 ditorë në liqenin e Comos.

Ajo kishte hyrë për not së bashku me një shok, dhe ky ishte momenti i fundit i jetës për të.

Ky lajm prekës ka bërë bujë në gjithë botën, derisa shoqëria dhe familjarët e Ismailit e kanë ndarë dhimbjen në mënyra të ndryshme për vdekjen e futbollistes që luante me Zvicren.

Disa nga miqtë e Florianës kanë vendosur që ta kujtojnë përmes tatuazheve, duke vizatuar në pjesë të ndryshme të trupit një kapelë, inicialet “FI9” dhe mesazhin “Ne të gjithë jemi familje”.
Shtuar më 07/07/2019, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori