Përplasja për masakrën e Reçakut, reagon ashpër SHBA
Një ndër cështjet më të nxehta në ditët e fundit është masakra e Reçakut, ngjarje e cila është komentuar së fundi nga përfaqësuesit e politikës serbe dhe asaj shqiptare.

Me anë të një reagimi ambasada e SHBA thekson se rishikimi i historisë për ngjarjet e vitit 1999 është i papranueshëm dhe sinjal që tregon se sa i domosdoshën është rinisja e dialogut mës Serbisë dhe Kosovës.

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme.

Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë.

Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim, se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes, duke normalizuar marrëdhëniet”, shprehet ambasada.
Shtuar më 07/12/2019, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori