Peter Crouch ka kritika të forta për Shaqirin
Ish reprezentuesi i Anglisë, Peter Crouch, që u pensionua këtë vit nga futbolli në moshën 38-vjeçare, ka publikuar autobiografinë e tij.

Ndër të tjera, sulmuesi anglez ka shprehur mendimin e tij edhe për Xherdan Shaqirin për të cilin ka thënë fjalë të mira por edhe kritika të mëdha, transmeton Indeksonline.

Crouch madje e ka fajësuar Shaqirin pas rënjës së Stoke Cityt nga elita e futbollit të Anglisë.

"Xherdani është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur, por kishte një problem, sepse talentin e shoqëronte me mungesë disipline. Njerëzit do të ankoheshin edhe pse Shaqiri kishte shënuar shumë gola dhe kishte dhe shumë asiste. Për të paktën 85 minuta çdo fundjavë ai ua bënte jetën të gjithëve pak më të vështirë. Transferimi te Liverpooli ishte diçka e paimagjinueshme. Trajneri Klop është i ashpër dhe nuk toleron" shkruan Crouch në autobiografinë e tij.
Shtuar më 10/12/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori