Po kalon një moment magjik tek Remis, Zeneli zgjidhet në formacionin e javës në Ligue One (FOTO LAJM)

Arbër Zeneli po kalon një moment të mirë tek skuadra e Reims në Francë.

Sulmuesi i Kosovës i cili u transferua nga Herenveen te Reims në merkaton e janarit, pas një fillimi disi të vështirë për shkak të ambientimit tashmë ka filluar të shpërthejë me gola dhe asiste.

Falë finalizimit në sfidën e fundit ndaj Dijon por formës së mirë të treguar në fushë, Zeneli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Francë.

23-vjeçari është vlerësuar me notën 8,5 për paraqitjen e tij dhe vetëm dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës janë vlerësuar me lart se Zeneli, Pepe i Lille me 9 dhe Pieters i Amines me 8,6.
Shtuar më 13/03/2019, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori