Po "mahnit" Gjermaninë, Rashica duartrokitet nga ish-lojtari i Realit (FOTO LAJM)

Milot Rashica po kalon një nga momentet më magjike në karrierën e tij.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, pjesë e Werder Bremen prej thuajse 2 sezonesh është kthyer në një futbollist mjaft kyç te skuadra gjermane.

Golat spektakolarë janë thjeshtë të mahnitshëm, ndërkohë që cilësitë e tij kanë marrë edhe duartrokitjet e një ish-futbollisti të Realit të Madridit si Nuri Shahin.

"Duhet të bëni diçka të madhe për të marrë duartrokitjet e Nuri Shahin"-shkruhet në një foto të shpërndarë në rrjetin social "Twitter".

Gjatë këtij sezoni, Rashica është aktivizuar në 20 takime duke realizuar edhe 8 gola.
Shtuar më 13/04/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori