Policia nxjerr jashtë stadiumit këngëtarin e njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës nuk e ka lejuar hyrjen në stadium të këngëtarit të njohur, Noga. Noga është nxjerrë jashtë nga stadiumi Fadil Vokrri pasi me vete pati gjëra të cilat nuk lejohet në një ndeshje futbollistike.

Sipas burimeve të "Indeksonline" këngëtari ka rezistuar që të kontrollohet nga policia dhe ka mbetur jashtë stadiumit.

Në videon e publikuar nga "Indeksonline" shihet se si Noga rezistonte në drejtim të policisë.
Shtuar më 18/11/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori