Prezantimi mahnitës i Etrit Berishës te SPAL-i, e nis me këngë shqipe
Etrit Berisha është bërë me skuadër të re gjatë këtij afati kalimtar veror.

Portieri nga Kosova ka kompletuar transferimin te skuadra e SPAL-it nga Atalanta këtë muaj, raporton Zëri.info.

Ashtu edhe siç e do tradita, në prezantimin e lojtarëve të rinjë, portieri i Kombëtares shqiptare ka dhuruar spektakël.

Në prezantimin e tij para lojtarëve të SPAL, i hipur mbi karrige, ka kënduar në gjuhën shqipe në mes të duartrokitjeve.

Etrit Berisha gjatë këtij prezantimi para shokëve të skuadrës, ishte duke kënduar vargjet e Naim Frashërit: "Shqipëri o nëna ime".

Padyshim një zgjedhje kjo e cila bën krenar edhe tifozët shqiptarë, duke parë dashurinë e madhe që kanë futbollistët e Kombëtares për vendin e tyre.
Shtuar më 16/07/2019, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori