Prezantohet projekti, 12 milionë euro fond për rinovimin e stadiumit "Adem Jashari" (FOTO LAJM)
Stadiumi i Mitrovicës, "
Adem Jashari" do t'i
nënshtrohet një rikonstruksioni total.
Është ky vendimi i marrë së fundmi nga Krytari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber
Alaj.
"Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar
projektin madhor për rinovimin e stadiumit “
Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro," thuhet në njoftim.
Në
projektin e zbuluar pas këtij takimi, stadiumi do t'i
nënshtrohet një rinovimi tërësor, do ketë parking publik dhe për VIP-at, parking për mediat, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët miq.
Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber
Alaj, stadiumi “
Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke i dhënë mundësinë ekipeve kosovare dhe përfaqësueses që në këtë stadium të luhen edhe ndeshje zyrtare e ndërkombëtare.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 21:42