Prishtina shkarkon Mirel Josën
Pas rreth 2 vitesh, Mirel Josa largohet nga stoli i Prishtinës. Rezultatet e dobëta ishin shkaku i shkarkimit të trajnerit kryeqytetas nga bardhekaltrit.

Eliminimi që në paraeliminatoret e Europa League dhe vetëm 1 pikë e grumbulluar në dy ndeshjet e para të kampionatit por raporti i tensionuar me tifozët ultras të Prishtinës tifogrupin Plisat të cilët nuk e donin dhe kërkonin shkarkimin e tij, kanë bërë që drejtuesit e klubit kryeqytetas të largonin nga detyra Mirel Josën.

Për të zyratarizuar largimin e Mirel Josës nga stoli i Prishtinës ka menduar antari i kryesisë Afrim Muçiqi i cili për mediat kosovare ka deklaruar: “Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi ndarë në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjellur deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”.
Shtuar më 03/09/2019, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori