Probleme edhe më të mëdha për Shaqirin tek Liverpool
Xherdan Shaqiri ka marrë një lajm të keq nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili ka kërkuar përforcime të reja në sulm.

Mediat angleze raportojnë se Klopp e sheh të nevojshme të sjellë sulmues të ri te “The Reds”.

E kjo mund të jetë lajm i keq për Xherdan Shaqirin, i cili nuk po aktivizohet shumë nga tekniku gjerman.

Klopp dëshiron që fillimisht të gjejë një zëvendësues për Roberto Firminon dhe ka identifikuar 20-vjeçarin e talentuar të PSG Eindhoven, Donyell Malen, si objektivin e merkatos së janarit.
Malen ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje për PSV-në në fillim të sezonit 2019-2020.
Shtuar më 20/09/2019, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori