Provokojnë serbët: Shaqiri nuk vjen në Beograd, ka frikë nga tifozët
Pëlqej
Liverpool do të duhet të ndeshet me Red Stars e Beogradit me datë 6 nentor përn deshjet e grupit të Champions Leagues.

Ditën e sotme ka qarkulluar një artikull i botuar nga "Goal.com" ku analizonte disa faktorë pse sulmuesi shqiptar i Liverpool, Xherdan Shaqiri nuk duhet të shkonte në Beograd në ndeshjen e Championsit.

Pas kësaj ka reaguar edhe tabloidi serb “Kurir” duke i hedhur "benzin zjarrit" ku shkruante se Shaqiri nuk do të jetë në Beograd për shkak të frikës dhe presionit të 50 mijë tifozëve vendas.

Nga ana e tij, Shaqiri është shprehur i gatshëm për këtë sfidë, madje i ka kërkuar klubit të Liverpool më shumë minuta lojë dhe aktivizim pasi siç thotë ai nuk ka shkuar në Liverpool për pushime. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori