Qeveria e Kosovës, fond për rinovimin e "Riza Lushtës"
Lajme të mira ekipin e Trepçës dhe stadiumin e Mitrovicës "Riza Lushta". Shumë shpejt pritet që stadiumi ku i zhvillon ndeshjet e saj skuadra në fjalë shumë shoejt do të jetë me pamje të re. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë vendim që ti ndajë 100.000 euro për rinovimin e stadiumit mitrovicas "Riza Lushta".


Më herët zyrtarët e klubit mitrovicas kishin bërë kërkesë në Ministrinë e Financave dhe atë të Sportit që t’ia kompenzojnë dëmet që ishin shkaktuar nga djegia e stadiumit.

Stadiumi "Riza Lushta" u dogj më 3 janar të këtij viti nga disa persona që ende janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

Trepça ’89 aktualisht ndodhet në Ulqin për të kryer fazën përgatitore dhe është njëri ndër kandidatët seriozë për titullin e kampionit.

Pjesa e dytë e edicionit në Superligën e Kosovës starton më 28 shkurt, derisa Trepça '89 renditet e treat me 25 pikë, 3 më pak se lideri Feronikeli. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2015, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori