Bomberi Rashica lë pas Piatekun: Ia kalon vetëm Mbappe
Milot Rashica po kalon një sezon fanatastik me skuadrën gjermane të Werde Bremen. Kosovari është këthyer në një bombër për të gjelbrit duke shënuar vazhdimisht duke nisur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme.

Statistikat tregojnë se Rashica renditet në vendin e dytë për goditjet në kuadrat me një mesatare 4.4 për ndeshje, 22-vjeçari ka lënë pas në listë emra si Federiko Kieza, Lautaro Martinez, Luka JoviC apo Kristof Piatek, ndërsa vetëm Kampioni i Botës, Kylian Mbappe, ka bërë më mirë me 4.8 goditje në kuadrat.

Ndërkaq, përsa i përket golave të shënuara pa penallti gjatë 90 minutave, Rashica mban vendin e 4, teksa ka lënë pas Marsial, Gabriel Zhezus apo Dembele. Në fakt, statistikat janë sa për të konfirmuar talentin e Rashicës, pasi cilësitë e tij në fushën e blertë janë të padiskutueshme. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2019, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori