Rashica me të dashurën në klubet e Prishtinës deri në orët e para të mëngjesit (FOTO LAJM)

Milot Rashica dhe bashkëshortja e tij, Belkiz mbrëmë kanë qenë aktiv në jetën e natës. Belkizi në rrjetin social Instagram ka postuar disa fotografi në "InstaStory", në të cilat shihet së bashku me Rashicën.

Sipas këtyre fotografive, Belkizi dhe Rashica kanë qenë në dy diskotekat më të mira në Prishtinë, "Zone Club" dhe "Duplex Club".

Ish talenti i KF Vushtrrisë sot do të zhvillojë një ndeshje kundër skuadrës së Granit Xhakës "Ndeshja e Yjeve", ndeshje kjo që organizohet nga komuna e Prishtinës.Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" me fillim të orës 20:00.
Shtuar më 15/06/2019, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori