Rashica nuk e preferon kalimin në Premier League, kjo është arsyeja
Milot Rashica nuk dëshiron të kalojë tek Aston Villa.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, duket se nuk preferon kalimin te skuadra nga Premierliga, Aston Villa.

Sipas raportimeve të ‘DeichStube’, Rashica nuk dëshiron t’i bashkohet kësaj skuadre, pasi nuk është gati për një tjetër luftë për mbijetesë.

Lojtari thuhet të kërkohet edhe nga RB Leipzig, por këta të fundit nuk po kënaqin Werder me shifrën që ofrojnë për kartonin e Milotit.

Rashica aktualisht është në Austri, ku po qëndron me Werder Bremen në një kamp stërvitor.
Shtuar më 16/08/2020, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori