Rashica mbetet te Werder, e konfirmon trajneri i Aston Villës
Trajneri i Aston Villës, Dean Smith ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të transferohet te skuadra e tij.

Rashica ishte shumë i lidhur me kalimin te klubi anglez, pasi këta të fundit arritën marrëveshje me klubin e Werder Bremen.

Por problemi që ky transferim të mos finalizohej ishte paga e lartë e lojtarit, i cili kërkon katër milionë euro.

"Jam i kënaqur me skuadrën që kam. Tani e kam edhe Bertrand Traore si opsion. Nuk do të ketë transferime të tjera", tha pas ndeshjes kundër Liverpoolit, tekniku Smith.
Shtuar më 05/10/2020, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori