Reagon sërish Mustafa: Sjellja e Vjosa Osmanit dhe VV-së alarm për demokracinë dhe shtetin
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar edhe njëherë për deklaratën e sotme të u.d të presidentit, Vjosa Osmani, karshi zhvillimeve të djeshme në KQZ.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani është një u.d krejtë e papërgjegjshme e rolit që ajo ushtron.

Mustafa tutje ka thënë se Osmani është pritur që të mbrojë aktgjykimin e Kushtetueses dhe institucionet e pavarura.

Në një situatë të tillë, Mustafa ka thënë se sjellja e Osmanit dhe Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Adresimi i sontëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV.

Eshte e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura.

Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Me kete sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë. /
Shtuar më 23/01/2021, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori