Real Sociedad show, 3 gola Barcelonës (VIDEO)
Real Sociedadi i ka mbajtur leksion futbolli Barcelonës në Estadio Municipal de Anoeta duke e mposhtur me rezultat 3-1.

Vendasit arritën te goli i merituar në minutën e 32-të, për të cilin duhet t’ia dërgojnë një falënderim special Alex Songut, i cili e dërgoi topin në portën e skuadrës së gabuar.

Megjithatë, shumë shpejt Lionel Messi e solli sfidën në nivel (36’) dhe me shifra identike ekipet shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Sociedadi bëri gjithçka mirë. Një harkim të Carlos Velas e shfrytëzoi Antoine Griezmann për të rikthyer avantazhin e ekipit vendas(54’).

Shumë shpejtë erdhi edhe goli i tretë. Griezmann ishte arkitekti. Francezi 22-vjeçar e gjeti për mrekulli David Zurutuzan, i cili e përshëndeti Valdesin (59’).

Blaugranët u përpoqën të luanin me dy mbrojtës dhe të angazhoheshin në ofensive, mirëpo për pak sa nuk e pësuan golin e katërt, kur Vela goditi shtyllën.

Barcelona është në vend të dytë në tabelë, me tri pikë prapa liderit Real Madrid.

Katalunasit mund të zhvendosen në vendine tretë nëse Atletico Madridi regjistron rezultat pozitiv ndaj Osasunas.
Shtuar më 22/02/2014, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori