Refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, Tarashaj përfundon ushtar
Shqipëria dhe Kosova e kërkuan, por sulmuesi Shani Tarashaj zgjodhi të përfaqësonte Zvicrën. Futbollisti 24-vjeccar bëri një paraqitje të mirë në vitin 2016, teksa shënonte 11 gola për Grasshopper në kampionatin zviceran.

Ai ishte gjithashtu një lojtar i rëndësishëm i Zvicrës U21 dhe më pas kaloi në ekipin e parë, duke refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën. Atë verë kaloi tek Evertoni dhe më pas për të pati një histori dështimi, ndikuar shumë edhe nga dëmtimet.

Provoi të tregonte vetën në Gjermani me Eintracht Frankfurt në Bundesliga, u rikthye te Grasshopper për të rilindur, por ishte e kotë. Edhe në Zvicër pati një dëmtim, ndërkohë që tanimë është huazuar tek Emmen në Holandë.

Asnjë ndeshje në kampionat. Katër herë në stol. Tarashaj, duke parë këtë situatë, ka vendosur të heqë qafe shërbimin ushtarak në Zvicër dhe së fundmi po qarkullojnë fotot e tij me uniformë.
Shtuar më 03/12/2019, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori