Roberto Carlos me fjalë të mëdha për Shaqirin
Në prag të finales kundër Tottenhamit, në Champions, legjenda brazilane Roberto Carlos ka lavdëruar Xherdan Shaqirin.

Blick u takua me 46-vjeçarin si pjesë e programit social ndërkombëtar të fëmijëve "Futboll për Miqësi" në Madrid. Carlos është ambasadori i këtij projekti, i cili do të zhvillohet para përfundimit të Ligës së Kampionëve në kryeqytetin e Spanjës.

Blick e pyet se a e njeh dhe a e ndjek Carlos yllin zviceran Xherdan Shaqiri?

"Ai është një lojtar me të vërtetë i shkëlqyeshëm" përgjigjet fillimisht Carlos.

"Për fat të keq ai nuk ka luajtur këtë sezon shumë shpesh, por ai ishte pjesë e ekipit të Liverpoolit që bëri mrekulli kundër Barcelonës. Kjo e bën padyshim atë një lojtar të madh, pa e përmendur rëndësinë e madhe që ka ai për ekipin kombëtar të Zvicrës.

Për Carlos, ekipi i Jurgen Klopp është pak më favorit në Madrid.

"Janë dy skuadra shumë të forta, por unë shoh avantazhe të vogla te Liverpool, që kanë përvojën e finales, duke luajtur vitin e kaluar kundër Real Madridit, por jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e fortë."
Shtuar më 31/05/2019, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori