Rrahmani, basti i madh i fituar nga Verona
Kur verën e kaluar iu bashkua Veronas, Amir Rrahmani nuk ishte shumë i njohur në Itali. Por për nëntë muaj, kapiteni i Kosovës ka dëshmuar se është basti i madh i fituar nga drejtuesit e klubit Hellas Verona.

Kështu ka shkruar të hënën sajti “Calcio Hellas”, i afërt me klubin Verona. Në fakt Rrahmani është në muajt e fundit te kjo skuadër. Më shpejtë se që kanë pritur në klubin e Serie A, ai ka dalë në qendër të vëmendjes dhe tashmë ka zyrtarizuar kalimin te Napoli.

Napolit do t’iu bashkohet pas përfundimit të këtij edicioni.
Shtuar më 30/03/2020, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori