Rrahmani firmos zyrtarisht për skuadrën e njohur
Tashmë pothuajse e ardhmja e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani vetëm se dihet.

Rrahmani tashmë sa ka filluar t'i kryej testet mjekësore te skuadra italiane, Hellas Verona, raporton Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.

"Testet mjekësoreAmir Rrahmanit kanë filluar", shkruan Hellas Verona në "Twitter".

Ndryshe, reprezentuesi kosovar do t’i kushtojë klubit nga Verona rreth dy milionë.

Kujtojmë se mbrojtësi prishtinas i Kosovës më parë ka luajtur te skuadrat si Drenica, Partizan e Dinamo Zagreb.
Shtuar më 26/06/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori