Rrahmani me video këshilluese sesi ta mposhtni dhe parandaloni koronavirusin (VIDEO)
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka ofruar ndihmë në parandalimin dhe mposhtjen e koronavirusit sëmundjes ngjitëse që e ka goditur botën muajin e fundit.

Qendërmbrojtësi ndodhet në vendin e goditur më së rëndi nga koronavirusi jashtë Kinës, Itali, nga ku ka dhënë një mesazh vetëdijesimi për këtë virus.

Rrahmani me video këshilluese sesi ta mposhtni dhe parandaloni koronavirusin

Koronavirusi na shqetëson të gjithëve në cdo vend. Mund ta mposhtim atë duke i ndjekur rregullat themelore të sjelljes dhe duke e shmangur kontaktin me njerëz për një kohë. Faleminderit kapitenit të ekipit kombëtar të Kosovës, Amir Rrahmanit, për videon e rëndësishme të vetëdijesimit”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 168 persona në Itali, duke e çuar totalin në 631.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në gjithë botën është rritur dukshëm në 24 orët e fundit, me 5.000 raste të reja dhe 244 persona më shumë të vdekur.
Shtuar më 10/03/2020, ora 22:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori