Rrahmani për mediat italiane: Mund ta kisha markuar më mirë CR7
Kapiteni i Kombwtares sw Kosovws dhe njw nga mbrojtwsit kryesor tw Veronws ka folur pwr mediat italiane "L'Arena".


Rrahmani në këtë intervistë ka treguar që në ndeshjen e luajtur kundër Juventusit ai mund ta kishte markuar më mirë Ronaldon, transmeton IndeksOnline.

"Goli i Ronaldos? Edhe pse Ronaldo gjithashtu ka treguar se është një kampion i shkëlqyeshëm në atë veprim, unë ndoshta mund të kisha markuar më mirë" tha Rrahmani.

Kosovari në këtë intervistë shprehi interesimin e tij të hapur që të luaj në Serie A duke thënë “Për momentin thjesht dua të vendosem në Serie A, një kampionat shumë prestigjioz. Dhe atëherë unë do të doja të shënoja".

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës tregoi se në skuadrën e tij ka marrëdhënie mjaftë të mirë edhe me Marash Kumbullën.

"Ndihem shumë rehat me të gjithë shokët e skuadrës, ne jemi një grup i madh, ka ndjenja dhe bashkëpunim midis nesh. Në veçanti, kam një marrëdhënie të bukur me Kumbulla, Radunovic dhe Günter".

E në këtë intervistë Rrahmani nuk e ka lënë pa e përmendur Kosovën ku ka treguar se në këtë vend ende është duke u shkruar për të.

"Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im në Napoli ishte më i shtrenjtë në historinë e futbollit në vendin tim. Sidoqoftë, nuk mendoj për këtë, deri në qershor jam një lojtar i Hellas, dhe jam krenar që vesh këtë fanellë dhe i vendosur për ta përfunduar sezonin më të mirë".

"Kam dashur të mësoj gjuhën italiane, është një gjë e rëndësishme nga shumë këndvështrime. Çfarë më pëlqen më shumë nga Verona? Qendra historike, është e bukur dhe në të njëjtën kohë relaksuese", përfundoi futbollisti./
Shtuar më 15/02/2020, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori