Rrahmani zyrtarisht futbollist i klubit të Seria A
Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht futbollist i Hellas Veronës. Pasi i kreu vizitat mjekësore, mbrojtësi kosovar ka nënshkruar me klubin nga Serie A

Tashmë është zyrtare: Amir Rrahmani është futbollist i Hellas Veronas.

Mbrojtësi kosovar i ka kryer me sukses para pak orësh vizitat mjekësore dhe para pak minutash ka nënshkruar kontratë me klubin nga Serie A.

Thuhet se përfaqësuesi kosovar i ka kushtuar Veronës 2,1 milionë euro, të cilin e bleu nga Dinamo Zagrebi.

Nga ana e tij, futbollisti ka nënsrhkuar kontratë katërvjeçare me Veronën.

Rrahmani kishte mbërri mbrëmë në Itali.
Shtuar më 26/06/2019, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori