Serbët në panik, i frikësohen futbollistit shqiptar se mund ta bëjë shqiponjën kundër Crvena Zvezdës
Festimi i golave me shqiponjë vazhdon të mbetet një ankth për serbët.

Tronditja që ata morën në Kampionatit Botëror 2018 me festimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit duket se i ka lënë ende me pasoje.

Një festim të tillë e presin edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes HJK Helsinkit dhe Crvena Zvezdës, shkruan lajmi.net.

Mediet serbe kanë përmendur të gjithë lojtarët e huaj që luajnë te kampioni finlandez, duke veçuar emrin e një shqiptari – Erfan Zeneli.

Edhe pse kaloi pothuajse tërë jetën e tij në Finlandë, Zeneli ka lindur në Kosovë, më saktësisht në qytetin e Gjilanit.

Zeneli edhe pse ka një kohë të gjatë që është larguar nga vendi ynë, ai asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët shqiptare. Pas çdo goli që shënon, 32-vjeçari feston me shqiponjën dy krenare, simbolin e shqiptarëve.
Shtuar më 18/07/2019, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori