Serbët "tmerrohen" nga Plisat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat kanë paralajmëruar se më datë 14 tetor "do ta ndezin" Beogradin në ndeshjen Serbi - Shqipëri që do të zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë.

Një deklaratë e tillë ka bërë që mediat në Serbi të nisin të shkruajnë për "Plisat" dhe për tifozërinë "e çmendur" të saj.

“Tifozët e mbledhur pas këtij grupi, i përcjellin të gjitha ndeshjet e Prishtinës, por edhe të përfaqësueses së Shqipërisë dhe janë të njohur me huliganizmin dhe trazirat që i shkaktojnë. Ata para disa ditëve gjoja janë marr vesh me Federatën Shqiptare të Futbollit, që një grup prej 1500 tifozëve ta përkrah Shqipërinë kundër Serbisë në stadiumin e Partizanit”, ka shkruar Kurir.

Sipas mediave serbe, këto "huliganë" më shumë se për tifozllëk, janë "të interesuar për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në kryeqytetin e Serbisë". /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori