Serbia paralajmëron goditje të sportit të Kosovës
Pëlqej
Pranimi i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), në Federatën Ndërkombëtare (EHF) nuk është pritur aspak mirë nga ana e Serbisë.

Mediat serbe kanë shkruar se Ministria e Sportit e Serbisë dhe të tjera struktura sportive në vend po përgatiten që të mos lejojnë anëtarësimin e federatave të reja të sporteve të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministria e sportit dhe rinisë me kujdes përcjell situatën dhe do të reagojë në përputhje me politikën shtetërore”, thuhet nga Ministria e sportit e Serbisë për gazetën, “Kurir”, shkruan Blic.

Sipas gazetës beogradese, autoritetet e Serbisë do të bëjnë gjithçka për mbrojtje të "interesit nacional". /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 16:08
Defacto
e Martë 23 Shtator 2014, Ora 16:45
Oooo. Urime, fat dhe suksese Federata e Hendbollit te Kosoves.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori