E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Shala: Zhvilluam një ndeshjë të mirë të zhgënjyer për rezultatin
Herolind Shala, mesfushori i Kosovës, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, por jo edhe me rezultatin – edhe pse thotë se nuk ishte aspak i rëndësishëm në këtë ndeshje rezultati.

"Dardanët" ishin duke fituar 2-1 deri në minutën e fundit, para se Pierre-Emile Hoejbjerg të shënojë për 2-2 në minutën e 91’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

"Ata janë skuadër e madhe me shumë kualitete, duhet të jemi të kënaqur me këtë paraqitje, edhe pse do të donim fitore", u shpreh ai.

"Ishte një ndenje e mirë, edhe pse për mënyrën si rrodhën gjërat, jemi të zhgënjyer".

"Shiriti i kapitenit? S’ka rëndësi kush e ka shiritin, me rëndësi të ecim përpara së bashku".

"Jemi zhvilluar si skuadër, po përmirësohemi çdo lojë dhe po shkojmë përpara", deklaroi ai mes tjerash. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 22:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori