Shaqiri po ngroh stolin, reagon Klopp
Xherdan Shaqiri ka filluar të ngrohë stolin në vitin 2019.
Shqiptari nuk është më i preferuari Jurgen Klopp dhe kjo u pa dhe dje kur shqiptari nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshjen ndaj Portos.

Gazetari i SRF, Dani Kern, ishte i pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme të Liverpoolit kundër Portos dhe ai e shfrytëzoi këtë mundësi për ta pyetur Kloppin për mungesën e Shaqirit.


Kur u pyet për mungesën e 27-vjeçarit, Klopp vetëm tha se nuk i pëlqen të flasë për situata të tilla, por është i lumtur që e ka Shaqirinskuadër.


"Jo, jo. Gjithçka është mirë, gjithçka është mirë. Si trajner nuk të pëlqen të flasësh për këto gjëra, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi shumë cilësi në skuadër", është shprehur Klopp për Shaqirin.

"Shaqiri na ka ndihmuar shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Ju mund të jemi paksa të zemëruar me mua, por kjo gjë nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam në skuadër".
Shtuar më 18/04/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori