Shaqiri sërish në stol, tifozët shpërthejnë kundër Klopp
Tifozët e Liverpoolit kanë kritikuar trajnerin Jurgen Klopp që nuk e ka starstuar Xherdan Shaqirin në ndeshjen e çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kundër Portës.

Por mungesa e Xherdan Shaqirit ajo që po i zemëron më shumë tifozët e Liverpoolit.

E përditshmja angleze, "Daily Star", i ka grumbulluar disa nga kritikat e tifozëve për Kloppin, që u publikuan në rrjetet sociale mbrëmë.

"Kloppi duhej ta kishte filluar ndeshjen me Shaqirin”, tha njëri në Twitter.

"Çfarë duhet të bëjë Shaqiri për të luajtur?”, shkroi një tjetër.

"Ai startoi me Milnerin e Origin, por jo me Shaqirin?????", shkroi një i tretë.

"Formacion i mirë, por do të preferoja ta shihja Shaqirin", tha një tjetër.

"Ai mund ta kishte filluar ndeshjen me Shaqirin", shtoi një tifoz.

"Çfarë ka bërë Shaqiri?”, shtoi një tifoz tjetër.

Shaqiri ishte lënduar më herët gjatë këtij viti, mirëpo tani është rikuperuar plotësisht. Megjithatë, ai nuk po arrin ta gjejë një vend në formacion të Liverpoolit. Këtë mungesë, Kloppi tentoi ta qartësojë muajin e kaluar.

"Ai e pati një lëndim të vogël dhe nuk kishte mundësi të luante [kundër Bournemouthit në Anfield", ishte shprehur Kloppi.
Shtuar më 18/04/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori