Shaqiri tregon se idhulli i tij ka qenë "Fenomeni", madje i ka kopjuar edhe stilin e famshëm të flokëve
Xherdan
Shaqiri ka zbuluar idhullin e tij të fëmijërisë.
"Ronaldo
fenomeni ishte idhulli im i madh. Unë kopjova edhe
stilin e
flokëve në vitin 2002, trekëndëshin e bëra edhe unë", ka thënë
Shaqiri.
"Të gjithë ishin të shokuar në shkollë kur unë shkova me atë stil flokësh. Por, unë e doja atë dhe e dua akoma", ka shtuar më tej lojtari me origjinë shqiptare.
Shaqiri aktualisht është pjesë e Liverpool, por emri i tij së fundmi është përfshirë në disa lista të lojtarëve që mund të largohen nga ‘Anfield’ gjatë merkatos së verës.
Shtuar më 11/04/2020,
ora 21:17