Shënoi supergol por nuk mjaftoi, Hadërgjonaj flet me lot në sy pas humbjes
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian "Euro 2020" pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj është shprehur tejet i mërzitur dhe me lot në sy.

“Shumë vështirë me gjet fjalë, pas kësaj ndeshje, për mua më mirë do të ishte mos të shënoja, dhe të fitonte ekipi. Ne ishim të përgatitur për të shkuar në finale, çfarë shanse kishim në minutat e fundit të ndeshjes", deklaroi Hadërgjonaj për "SuperSport".

"Duhet të presim pak dhe të flasim për gabimet. Ka qenë ëndërr e madhe të shkonim në Evropian por fatkeqësisht na iku kjo shans”, shtoi ai.
Shtuar më 08/10/2020, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori