Shfaqi Kosovën si pjesë të Serbisë, reagon Manchester United (FOTO LAJM)

Manchester United ka reaguar pas videos së intervistës së Nemanja Matic, ku e paraqitën Kosovës si pjesë të Serbisë.

"Djajtë e Kuq" e kanë përmirësuar gabimin pas reagimeve të shumta të tifozëve shqiptarë, duke e ndërruar hartën me flamurin e Serbisë.

Man Utd përballet nesër me Partizanin e Beogradit në kuadër të Ligës së Evropës dhe kanë bërë një video me lojtarin serb të kësaj skuadre Matic, ku kishin paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Por falë reagimeve të shumta, punonjësit e klubit e kanë përmirësuar sërish gabimin qesharak të tyre.

Tifozët shqiptarë të gjigantit anglezë kishin reaguar edhe disa muaj më herët për të njëjtën arsye, derisa klubi i kishte kthyer përgjigje pozitive duke i kërkuar falje.
Shtuar më 23/10/2019, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori