Shkëndija marshon drejt titullit kampion
Shkëndija vijon ecurinë pozitive në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku kryeson me meritë, pasi ka grumbulluar plot 8 pikë më tepër se Vardari ndjekës, kur kanë mbetur vetëm 11 javë nga fundi.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin e thellë 5-2 në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Tetovës, në një takim të cilin e dominuan totalisht.

Alimi, Totre, Bejtullai, Radeski dhe Junior shënuan për kuqezinjtë nga Tetova, që po vrapojnë drejt titullit të dytë kampion radhazi, në Maqedoninë Veriore.

Pasdite aspak e mirë për dy skuadrat e tjera shqiptare që garojnë në Superligën maqedonase, Shkupi dhe Renova, të cilat humbën në transfertë, përkatësisht 2-0 përballë Belasicës dhe 2-1 përballë Akademija Pandev.
Shtuar më 31/03/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori