Shtyhet edhe një tjetër garë sportive, pjesëmarrëse ishte dhe Kosova
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe Qeveria e Algjerisë kanë marrë vendim për të shtyrë për një vit Lojërat Mesdhetare të Omanit.

Lojërat Mesdhetare Oman 2021, të parapara për t’u mbajtur në verën e vitit të ardhshëm, tani do të organizohen në vitin 2022.

Vendimi për shtyrjen është marrë pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit COVID-19, shkaku i së cilës u shtynë edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen në verën e vitit 2021.

Datat e sakta të organizimit do të vendosen në ditët e ardhshme.

KosovaLojërat Mesdhetare ka katër medalje, tri të arta dhe një të argjendtë, të gjitha të fituara nga xhudo në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.
Shtuar më 01/04/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori