Skandal në Kosovë! Drejtuesit e Besës bëjnë për spital futbollistin (FOTO & VIDEO)
Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur në Kosovë, ku në ndeshjen mes Bësës dhe
Kikës të Ligës së Parë të Kosovës ka shpërthyer grushti.
Sipas burimeve mësohet se drejtuesit e
Besës kanë
ushtruar dhunë madje duke e lënë pa ndjenja lojtarin e
Kikës, Vllaznim
Jashari.
Këtë informacion e ka publikuar vetë klubi i
Kikës me anë të një komunikate për media në Facebook.
“Krejt në fund të ndeshjes, 5 minuta pa përfunduar ndeshja, është grushtuar lojtari i ynë Vllaznim
Jashari nga anëtarët e kryesisë së
Besës.
Vllaznim
Jashari, pas dhunës së
ushtruar në drejtim të tij nga anëtarët e kreysisë së
Besës, është dërguar për në spital pa vetëdije.
Ai më pas është dërguar në shtëpi ku është duke u kuruar nga plagët që i ka marrur nga dhuna e
ushtruar në drejtim të tij”, shkruan klubi i
Kikës
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2018,
ora 08:48