Southgate: "Keqardhje që Kosova nuk u kualifikua në Euro 2020"
Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Kosovën të dielën në "Fadil Vokrri".

Ai ka thënë se është për të ardhur keq që Kosova nuk u kualifikuar në Euro 2020 përmes kualifikimeve të rregullta.

"Me rëndesi është që nesër do të ketë festë për Kosovën. Gjynah që Kosova humbi shanset që të kualifikohet në Euro përmes kualifikueseve. Por në anën tjetër do të thotë se lojtarët do të luajnë pa presion. Ata nuk patën mundësi që të arrijnë një rezultat historik. Gjithsesi kemi pasur pritje brilante deri më tani dhe besoj se ashtu do të jetë edhe në fushë nesër", u shpreh Southgate.

Sido që të jetë, ëndrra për Kosovën vazhdon.

‘Dardanë’ kanë shansin të kualfikohen në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombeve.
Shtuar më 16/11/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori