Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes me çekët përmes fotografive (FOTO LAJM)

Kosova e ka mbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes më të rëndësishme në historikun e saj të ri, që e zhvillon nesër në orën 20:45 kundër Çekisë në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen.

Në seancën e fundit kanë stërvitur të gjithë futbollistët që përzgjedhësi Bernard Challandes i ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2020.

Mungesa ka qenë tashmë i dituri Vedat Muriqi, i cili tashmë është kthyer në Turqi, për shkak të lëndimit.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft optimiste dhe të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme.

Nga afër stërvitjen e djemve dardanë e kanë ndjekur edhe krerët e FFK-së.

Më poshtë i gjeni disa nga fotot që FFK i ka publikuar nga stërvitja e sotme.
Shtuar më 13/11/2019, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori